Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës abuzimin që bën një klinikë estetike në Tiranë me pacientët e saj, në analizimin e gjakut. Klinika Dermolife për arsye përfitimi, kampionet e gjakut që u merrte pacientëve për analiza, përpara se të kryejnë ndërhyrjet estetike, i hidhte ne koshin e mbeturinave, ndërkohë pacientëve u printon përgjigje të gatshme analizash.