Këtë here, rreziku i një shpërthimi të situatës është dhe më i afërt se më parë: një zjarr mbi të cilin fryjnë me kokëfortësi të dërguarit e Kremlinit, me të njëjtin qëllim si atë të pushtimit të Ukrainës: të vihet në pikëpyetje arkitektura e sigurisë në Europë e projektuar me kujdes në tridhjetë vitet e fundit. Duke filluar nga ku filloi gjithçka: Ballkani.