Një grua ka rrezikuar mbytjen në lumin Drin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të urës së vjetër në Lezhë. Mësohet se gruaja është hedhur nga ura dhe kanë qenë kalimtarët e rastit ata të cilët janë futur në lum dhe e kanë shpëtuar. Më pas gruaja është transportuar për në spitalin rajonal të Lezhës, por nuk dihet ende se si është gjendja e saj shëndetësore. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të saj.