Viti i ri nuk ndryshoi strategjinë e demokratëve në seancën e parë plenare. Bllokimi i foltores parlamentare vijoi jo vetëm në sytë e socialistëve por edhe në sytë e ambasadorëve britanik e gjerman, të cilët i kishin ftuar në rrjete sociale palët politike të dialogojnë. Të njëjtin qëllim me nisjen e sesionit të ri parlamentar e kishte edhe presidenti Bajram Begaj, por me ardhjen e tij në Kuvend nuk i qetësoi gjakrat.