Deputetët iu rikthyen jetës parlamentare në sesionin e ri të kuvendit. Kryetarja e kuvendit Elisa Spoiropali dhe kryetarët e grupeve parlamentare e vunë theksin në nevojën e përfshirjes të diasporës përmes votës, në proceset demokratike të vendit. Me gjasë ky do të jetë sesioni i fundit parlamentar për shumë prej të zgjedhurve aktual të popullit. Fati i tyre mbetet në dorë të kryetarëve të partive por edhe të zgjedhësve. Iu drejtuan sallës plenare për të marrë pjesë në sesionin e tetë dhe të fundit të kësaj legjislature, të zhytur në mendime nëse do të ulen përsëri, në karriget e parlamentit. Kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali i bëri një bilanc punës së deritanishme të parlamentit e më pas theksoi rëndësinë e votës së diasporës.