Numri i madh i çështjeve për diskutim supozohej të prodhonte një seancë parlamentare plot debate mes opozitës dhe shumicës socialiste. Por ndodhi e kundërta. Kaosi pushtoi sallën plenare të kuvendit. Dy fraksionet e deputetëve në PD u përplasën mes veti, ku nuk munguan edhe ofendimet mes Flamur Nokës dhe Enkelejd Alibeajn.