Top Channel/ Kuvendi krah minatorëve, deputetët e PD dhe PS kërkuan verifikimin e kushteve të punës
18/11/2025 19:28

Të majtë e të djathtë sot u rreshtuan në të njëjtën anë, në mbështetje të minatorëve të Spaçit, të cilët prej javësh kanë hyrë në grevë duke denoncuar kushte të rënda pune, paga të pabarabarta dhe shkelje të të drejtave sindikale. Në Komisionin për të Drejtat e Informimit, deputetët e PS-së dhe PD-së akuzuan kompaninë koncesionare për intimidim ndaj punëtorëve, shkelje të kushtetutës dhe mospërmbushje të detyrimeve të investimeve. “Kompania turke ka cenuar këtë të drejtë legjitime të qytetarëve të punësuar në këtë kompani. Trajtimi I diferencuar pagave me turqit dhe shqiptarët. Me listëpagesën po ka një diferencë ndonëse ju thatë sapo e verifikuam. Çdo punonjës turk merr 2 apo 3 herë më shumë se shqiptarët. Ka një kërkesë për revokim të lejes nga shërbimi gjeologjik për shkak se kompania nuk ka realizuar masën e investimeve. Ka realizuar gjithsej vetëm 1.4% të investimeve në total të planifikuara për 2 vite. A e keni verifikuar këtë gjë?”, u shpreh deputeti i PD, Gazment Bardhi. “Diferencimi pagës është shkelje e rëndë shumë. Qëllimi i mirë është kjo situatë të marrë zgjidhje dhe jo në dëm të drejtave kushtetuese, por në zbatim të tyre. Të 67 të kthehen në punë ku ishin dhe të ulen të diskutojnë pa negociuar të drejtat kushtetuese. Rrogat e tyre të negociohen me normën e inflacionit”, tha Braçe. Deputeti i PS, Ardit Bido tha: “Pagat e turqve dyfish më shumë se shqiptarët për të njëjtën pozicion pune. Nuk kemi të bëjmë me orë shtesë që ndodhin nganjëherë por ndodh vazhdimisht.” Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, sqaroi se pse inspektimet e thelluara nuk janë kryer ende. Ndërsa tha se pagat, indeksimi i tyre sipas inflacionit dhe ditët shtesë të punës do të verifikohen: “Të gjithë punonjësit kanë të drejtën e grevës. Ne jemi të njoftuar për konfliktin, por për shkak të procedurave gjyqësore dhe njoftimit të grevës, nuk kemi mundësi të kryejmë inspektime të plota. Organizimin sindikal e mbështesim. Pagat, listëpagesat, indeksi i inflacionit dhe kushtet e punës do të verifikohen. Sipas inspektimeve të mëparshme, minatorët rezultojnë të siguruar, por çdo element, përfshirë diferencimin e pagave apo ditët shtesë, do të shqyrtohet.” Ndërsa palët politike kërkojnë urgjencë në zgjidhje, minatorët insistojnë se do të vazhdojnë grevën derisa të garantohen të drejtat e tyre kushtetuese dhe trajtimi i barabartë në punë.

Top Channel/ Berisha ‘shpërthen’ ndaj Ramës: I mbylli dyert Europës
13/03 22:48
Top Channel/ “Irani, sponsor i terrorizmit”! PS çon pr.rezolutën në Kuvend
13/03 19:38
Top Channel/ Rama: Asnjë frenim drejt BE/ Çështja “Balluku”, Kryeministri: Avancojmë me kapitujt
13/03 19:35
Top Channel/ Përgjigjja e plotë e Ramës për ambasadorët: S’lejoj të më shihni nga lart poshtë
13/03 15:50
Top Channel/ Nafta, PD kritika qeverisë/ Bozdo: Nuk po merr masa, duhet ndryshuar ligji
13/03 15:21
Top Channel/ Rama përplaset ashpër live me gazetaren, ja c ndodhi në konferencë
13/03 14:56
Top Channel/ “Vota për Ballukun nuk do përdoret si argument nga vendet e BE”, Rama flet edhe për…
13/03 14:24
Top Channel/ Shqipëria në BE pa të drejtë vetoje, Rama: Ka shumë vende që se kanë përdorur kurrë…
13/03 13:55
Top Channel/ Rama flet pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Nuk përmbushte kriteret
13/03 13:52
Top Channel/ ’Mendoni se gjithë bota mezi po pret Porto Romanon?’, Rama: Fuqizimi i shqiptarëve…
13/03 13:51
Top Channel/ ‘Asnjë prokuror nuk mund të pengojë më funksionin e vendit’, Rama: Imuniteti…
13/03 13:51
Top Channel/ A mund të rendisni disa shtete që kanë penguar ‘Porto Romanon’? Ja si përgjigjet Rama
13/03 13:40
Top Channel/ ‘Shoqata e molotovarëve s’ka ligje’, Rama sulmon opozitën:Procesi i zgjerimit mund …
13/03 13:39
Top Channel/ Ambasadorja e SHBA-së në Athinë takoi Ramën, Kryeministri: Diskutuam për çështje…
13/03 13:38
Top Channel/ ‘Parlamenti nuk është noteri i prokurorisë’, Rama flet sërish për çështjen Balluku
13/03 13:25
Top Channel/ ‘S’mund të marrësh peng një konferencë shtypi’, Rama gazetares: Hera e fundit që…
13/03 13:24
Top Channel/ ‘Po bën heroinën’, Rama sulmon gazetaren: Televizioni jot po pastron paratë dhe…
13/03 13:23
Top Channel/Rama debat me gazetaren: Pengon njerëzit për të mësuar të vërtetën, abuzoni me…
13/03 13:23
Top Channel/ ‘Do merrem me kë të dua unë’, Rama përplaset me gazetaren: Asnjë nuk ka hyrë në burg…
13/03 13:12
Top Channel/ ‘Kompani shtetërore për karburantet’, Rama: Atë që bëmë me aeroportet do e bëjmë dhe…
13/03 13:09
DIGITALB DIGITALB