Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit është kundër-kushtetuese. Në vendimin e publikuar të mërkurën, Kushtetuesja thotë se zgjedhja e Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serbë nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.