Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Premten, për të rikthyer në detyrë numrin dy të qeverisë, dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Rama tha se pranimin i Kushtetueses për të gjykuar në themel ankimimin e bërë prej tij ndaj vendimit të GJKKO, nga ana “ligjore ishte eliminimi i një precedent unik në botë dhe u zmbraps nga gjykata me e lartë e vendit, një brutalitet alla shqiptarçe në interpretimin e ligjit, i cili goditi organizmin demokratik të shtetit”.