Top Channel/ Kushtetuesja kundër dënimit me 30 ditë të deputetëve, rrëzon nenin e votuar nga PS
19/06/2024 19:24

Ndryshimet e Rregullores së Kuvendit nuk e kaluan plotësisht filtrin kushtetues. Pas shqyrtimit të ankimimit të grupit parlamentar demokrat gjykata arriti në konkluzionin se mënyra e zbatimit të disa masave ndëshkuese ndaj deputetëve që prishin seancat plenare ishte antikushtetuese. Trupa e gjyqtarëve vendosi që dënimi për 30 ditë të aplikohet vetëm në rastin kur deputeti dëmton pajisjet apo orenditë e sallës, por jo ne rastin kur ligjvënësi përdor dhunë ndaj kolegeve të tjerë, anëtarëve të qeverisë apo gardës për shkak se një gjë e tillë është e parashikuar tek masa ndëshkuese e përjashtimit 10 ditor nga punimet e kuvendit. Masa disiplinore prej 60 ditësh jepet vetëm në rastet e përdorimit të tymueseve, mjeteve piroteknike, bojërave apo mjeteve të ngjashme duke shfuqizuar dy pikat e tjera të rregullores me argumentin që ishin shume evazive. Deputetët që marrin masë disiplinore nuk u lejohet kalimi i pragut te Parlamentit, por gjykata kushtetuese është e mendimit që ligjvënësit nuk mund t’i ndalohet hyrja në ambientet e kryesisë apo sallës së seancave plenare nga garda e republikës duke e shfuqizuar këtë ndalesë. Socialistët rritën pa dakordësi ndëshkimet ndaj deputetëve ne dhjetor te 2023, pas aksionit te mosbindjes civile te demokrateve te drejtuar nga Sali Berisha, te cilët për gati 5 muaj pamundësuan zhvillimin normal te punimeve te kuvendit.

Top Channel/ “Do përballeni me penalitete”! Tjetër ‘ultimatum’ nga Rama: Nuk ka ‘tokë e zanun’
04/07 13:48
Top Channel/ Rama batuta për ditëlindje: Faleminderit për urimet, por nuk festoj më me prefiksin 6
04/07 13:12
Top Channel/ Berisha uron SHBA-në për Pavarësinë: Ky përvjetor pas fitores epike ndaj Ajetollahëve
04/07 13:08
Top Channel/ Rinumërimi Durrës, s’ka surpriza! Vijon sot për të dytën ditë. E kërkoi Auron Kalaja
04/07 12:50
Top Channel/ Rama, ditëlindje në punë! Takohet me deputetët e Tiranës, kërkon angazhim në terren
04/07 12:03
Top News- Deputetët i japin lamtumirën Kuvendit/ Mbyllet seanca e fundit, opozita bojkoton votimin
03/07 22:52
Top Channel/ Seanca e fundit, miratohet akti normativ për buxhetin
03/07 22:32
Top News- Rama skanon Bashkinë e Tiranës/ Pjesë e takimit e deputetët, kërkon prezencë në terren
03/07 22:01
Top Channel/ Rama “shkund” Bashkinë e Tiranës: Kujdes me zënien e trotuarëve, mos bëhet si Vlora
03/07 21:48
Top Channel/ Pas Vlorës, Rama shkund Bashkinë e Tiranës! Takim me drejtorët dhe deputetët e rinj
03/07 20:23
Top News- Rama mbyll takimin me deputetët e Tiranës, kreu i qeverisë largohet i pari
03/07 20:03
Top Channel/ Pas Vlorës, Rama shkund Bashkinë e Tiranës! Takim me drejtorët dhe deputetët e rinj
03/07 19:37
Top Channel/ Tabaku nga Kuvendi: Shqipëria s’ka nevojë për tallje dhe propozime shkel e shko
03/07 18:42
Top Channel/ “Ka paqartësi”/ Mazniku sqaron Tabakun për projektligjin për bashkëpronësinë
03/07 18:09
Top News – Paralajmërimi për mbylljen e AKU. Shehu: E rrezikshme! Rama po shkel kuvendin
03/07 17:22
Top News – ‘Nëse do fustan e taka, ja jap.’ Kryemadhi akuza ndaj Tedi Blushit: Më largoi Ilir Metën
03/07 17:20
Top Channel/“Në Strasburg u shokuan kur panë…”, Vokshi: Na thanë ‘Kështu doni të hyni në Europë?’
03/07 15:31
Top Channel/ Berisha zbulon bisedat në Asamblenë e OSBE: Ju çuam fakte për zgjedhjet
03/07 15:29
Top Channel/ Kryemadhi nxjerr kartën bankare, shpërthen ndaj Tedi Blushit
03/07 15:29
Top Channel/ Seanca e fundit, deputetët që s’do jenë më japin mesazhin e tyre
03/07 15:28