Me shprehjen e filozofit grek Aristoteli se “arsimi është stoli në kohë të mira, dhe strehë në kohë të vështira”, ministrja Evis Kushi ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Arsimit. Kjo ditë e shënuar i gjen shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet bosh, për shkak të temperaturave të ulëta që kanë mbërthyer vendin. Kushi, në mesazhin e saj, shkruan se një vendim i tillë ishte i nevojshëm për sigurinë e fëmijëve.