Të gjithë punonjësit mësimorë, edukatorë dhe psiko-socialë në të gjitha shkollat e vendit tonë do të përfitojnë një rritje page prej 6% në vitin 2022. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Arsimit Evis Kushi gjatë prezantimit të buxhetit për arsimin.