Qeveria malazeze prezantoi një projektligj të ri për origjinën e pasurisë. Nëse ai miratohet, atëherë do të bëjë të mundur edhe zbardhjen e rasteve të pasurive të paligjshme dhe korrupsionit nga e kaluara. Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, që koordinon sektorin e sigurisë, tha se një ligj i tillë në vende të ndryshme quhet Ligj Antimafia”.