Bashkimi Europian ka vërejtje serioze për Serbinë, por edhe për shtete të tjera të rajonit të cilat nuk kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë. Brukseli thotë se vendimet e ardhshme në procesin e zgjerimit do të kushtëzohen me sjelljen e këtyre shteteve ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe deklaratave të përgjithshme ndaj luftës në Ukrainë.Serbia është i vetmi shtet i rajonit i cili nuk është përshtatur me qëndrimet e BE-së dhe nuk i ka vendosur sanksione Moskës.