Përplasje të ashpra kanë ndodhur në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë. Pas arrestimit të 20 protestuesve qytetarë dhe deputetë të Partisë Demokratike janë futur në ambientet e komisariatit ku nuk kanë munguar përplasjet me policinë. “Jam deputet. Kush je ti që s’më lejon mua të futem në një institucion shtetëror?”, ishin fjalët e Gazment Bardhit drejtuar një prej policëve.