Është vënë në pranga ditën e sotme Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si dhe babai i Ramazanit. Ai është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e operacionit “Revanshi”, nën akuzë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.