Kudo ku ai shfaqet në Hungari, njerëzit vërshojnë drejt tij. E brohorasin atë, duan t’i shtrëngojnë duart me të dhe të bëjnë selfies. Aiështë Peter Magyar, 44 vjeç, avokat nga Budapesti, i ri në politik dhe një njeri, që mund të fitojë në zgjedhjet parlamentare pranverën 2026 kundrejt Viktor Orbanit autoritar që qeveris prej shumë vitesh, nis analizën DW. Magyar, që duket i ri, të shumtën e kohës vishet me jeans, me këmishë të bardhë dhe atlete, në bazë të sondazheve është politikani më i preferuar aktualisht në Hungari. Ai ia del rregullisht, që të mbledhë qindra mijë vetë në demonstrata.