Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një disa urdhra ekzekutivë të enjten. BBC-ja ka njoftuar se mes vendimeve janë falja e 23 protestuesve që kishin kundërshtuar abortin dhe nënshkrimi i dokumentit që dislokon ushtrinë amerikane brenda 48 orëve të ardhshme në San Diego, Kaliforni dhe El Paso. Po planifikohet edhe dërgimi i avionëve transportues dhe nëpërmjet këtij veprimi po synohet ndërtimi i barrierave fizike dhe misioneve të tjera, përfshirë mbledhjen e inteligjencës. Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar edhe një urdhër lidhur me deklasifikimin e dosjeve për vrasjet e bujshme disa dekada mw parw, siç janw ato tw ish-presidentit John Kennedy, vwllait tw tij Robert Kennedy dhe aktivistit e politikanit Martin Luther King. Është nënshkruar edhe një urdhër mbi fisin Lumbee në Karolinën e Veriut. Gjithashtu Trump ka nënshkruar edhe krijimin e një grupi punues për kriptovalutat dhe krijimin e një komisioni këshillimor mbi shkencën e teknologjinë.