Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mbajti seancë dëgjimore si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, lidhur me kompetencat për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave kundrejt Prokurorit të Përgjithshëm. I pyetur nga deputeti socialist, Plarent Ndreca se kush po i heton prokurorët e SPAK, gjyqtarët e posaçëm apo anëtarët e BKH, ministri Manja u shpreh se ky proces duhet të ndodhë brenda institucionit.