Një 36-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia e këtij qyteti pasi lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje. Dritan Memolla, thotë policia kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar për një aksident rrugor, me pasojë vdekjen.