Top Channel/ Kurti takim me komandantin e forcave të NATO-s, bisedime për Urën e Ibrit
13/08/2024 23:12

Kryeministri Albin Kurti priti të martën në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Oezkan Ulutash, me të cilin diskutuan për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se Kurti e ka njoftuar komandantin e KFOR-it mbi punët e përgjithshme që po zhvillohen në urë dhe rezultatet paraprake të qëndrueshmërisë së urës. “Ndër temat qendrore ishte hapja e urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë si një gjë e drejtë, e nevojshme dhe e dobishme. Kryeministri Kurti e njoftoi komandantin e KFOR-it mbi punët e përgjithshme që po zhvillohen në urën kryesore mbi lumin Ibër”, thuhet ndër të tjera në njoftim. Më tej bëhet e ditur se Kurti është shprehur i bindur se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit, “paqja dhe siguria janë të gjitha të mundura bashkë dhe të duhura”. Në këtë takim thuhet se gjithashtu u diskutua dhe rreth ballafaqimit me zjarret në këto ditë të nxehta vere dhe ndihmës që KFOR-i do të mund të ofronte në shuarjen e tyre që nisën me fusha e arritën maleve. Vetëm një ditë më parë, KFOR ka thënë se çdo veprim në lidhje me hapjen e urës mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut në Bruksel.

Top Channel/ Kosovë, zvarritja me “plan”! Ekspertët: Kushtetuesja të sqarojë garën
30/06 20:03
Top News- Kosova ndalon importin e gjedhëve nga Italia/ Shfaqet sëmundje virale e lëkurës
30/06 16:47
Top News- Kosova ndalon importin e gjedhëve nga Italia/ Shfaqet sëmundje virale e lëkurës
30/06 16:45
Top News- Kurti i hapur për takime me opozitën/‘Kam ofruar dy kompromise për zhbllokimin e Kuvendit’
30/06 14:52
Top News- Aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte/ Dyshohet se vr*në 2 civilë e torturuan të tjerë
30/06 12:36
Top News- Pa konstituim, nuk ka pushime! Deputetët e Kosovës duhet të kthehen në Kuvend çdo 48 orë
30/06 10:11
Top Channel/ Kosovë, kriza vazhdon! Dështon seanca e 39-të, opozita kundërshton propozimin e LVV
29/06 15:10
Top Channel/ Gazetarja kap “mat” Kurtin! Kryeministri: Gjeni një vend ku partia e parë ishte…
29/06 15:08
Top Channel/ ‘Kriza’ vijon në Kosovë, deputetët u bien tavolinave
29/06 12:22
Top Channel/ Kurti s’arrin dakordësinë me partitë politike. Bllokada institucionale vijon në Kosovë
28/06 22:56
Top News – Çfarë tha Gjykata Kushtetuese? Kurti, PDK e LDK, interpretime të ndryshme të vendimit
28/06 21:36
Top Channel/ Festa e Vidovdanit! Policia e Kosovës ndalon serbët me simbole shoviniste
28/06 19:44
Top Channel/ Mbi dy orë takim! Asnjë rezultat nga bisedimet e Kurtit me partitë
28/06 19:42
Top Channel/ “Kosova është Serbi”/ Festa e Vidovdanit, serbët nisin tubimin në Gazimestan
28/06 14:19
Top Channel/ Festa e Vidovdanit, policia pengon serbët të hyjnë me flamuj në Gazimestan
28/06 13:55
Top News – ‘Vidovdani’, hiqen flamujt serb përpara futjes në rrënojat e ‘Gazimestanit’
28/06 13:24
Top News- Ngërçi drejt zgjidhjes! / Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, partitë mblidhen të shtunën
27/06 13:11
Top Channel/ Ultimatumi i Kushtetueses, Gjykata: Konstituimi brenda 30 ditëve. Mblidhen deputetët
27/06 12:53
Top News- Ultimatumi i Kushtetueses / Albin Kurti fton partitë e tjera në takim konsultues
27/06 12:06
Top Channel/ Kushtetuesja, “ultimatum” në Kosovë/ Gjykata: Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve
27/06 10:04