Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, ka bërë të ditur se Kosova është duke u përgatitur për aplikim në NATO dhe në Bashkim Evropian. Ai tha gjithashtu se aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Evropës dhe antarësimi është një mundësi më shumë për Kosovën.