Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Javën e Pronësisë Industriale dhe Inovacionit, Gratë dhe Pronësia Intelektuale: Nxitja e Inovacionit dhe Kreativiteti, organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Kurti u shpreh se gratë kanë dëshmuar që janë protagoniste, si ndërmarrëse e si punëtore e sot janë shumë aktive në botën e digjitalizuar e të inovacionit, por edhe në bujqësi, në shërbime, në gastronomi, rrobaqepësi e prodhim.