Apelet e ndërkombëtarëve nuk e kanë bindur Albin Kurtin të shtyjë afatin e riregjistrimit të targave, që merr fund në 31 tetor. Kryeministri i Kosovës deklaroi sot nuk do të ketë shtyrje të mëtejshme, pavarësisht frikës së një lëvizje e tillë mund të rindezë tensionet me serbët.