Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit në Bruksel ka komentuar kritikat e subjekteve politike opozitare për dialogun Kosovë-Serbi. Kurti ka thënë se nuk ka hequr dorë nga njohja nga Serbia. Numri një i qeverisë po ashtu tha se e presin takime e diskutime të vështira gjatë muajve në vazhdim.