Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe në mbarë botën, duke komentuar pjesëmarrjen e vendit në Bordin e Paqes, iniciativa e presidentit amerikan Donald Trump që lidhet me planin për rindërtimin e Gazës, të shkatërruar nga lufta. Përmes këtij bordi, Shtetet e Bashkuara synojnë zgjidhjen e konflikteve globale.