Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot për sot po luhet me fatin e Kosovës, jo të Albin Kurtit. I ndalur tek rreziku që Kurti së bashku me ministrin e tij të Brendshëm mund të shpallen “non grata”, Rama tha se kjo s’është e rëndësishme përsakohë dokumentet që qarkullojnë nuk janë të konfirmuara.