Në mbledhjen e parë të qeverive aktuale të të dy vendeve, ekzekutivit maqedonas e ai kosovar firmosën 11 marrëveshje bashkëpunimi. Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti u prit me nderime të larta shtetërore në kryeqytetin maqedonas. Për Shkupin zyrtar, ky moment konfirmoi “ marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në fushat e interesit të ndërsjellë mes dy vendeve dhe shkëmbimit të përvojave për bashkëpunimi më intensiv në rajon.