Qytetarët në Kosovë që kursejnë energjinë elektrike do të subvencionohen nga Qeveria. Vendimin e njoftoi kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Financave, Hekuran Murati. Kursimi, nënvizoi Kurti, është kryefjala e ditës në gjendje ku ndodhemi sot.