Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e shpallur organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja mori përgjegjësinë e sulmit të 23 tetorit në Ankara ku humbën jetën 5 persona e u plagosën 22 të tjerë. Ministria e brendshme turk që në fillim e pretendoi se sulmi në selinë e kompanisë së mbrojtjes, TUSAS, ishte vepër e militantëve kurdë. Vetëm disa orë pasi qeveria turke njoftoi se kishte prova të këtyre pretendimeve, avionët ushtarakë turq bombarduan objektiva të PKK-së në Irak e Siri.