Top Channel/ Kurdët hyjnë në Iran, Jerusalem Post: Qindra vetë kaluan nga kufiri me Irakun!
05/03/2026 11:41

Qindra luftëtarë kurdë kanë nisur një ofensivë tokësore në Iran, sipas Jerusalem Post, që pohon aktivizimin e miliceve kurde në zonat pranë kufirit me Irakun. Forcat kurde që operojnë përgjatë kësaj vije kufitare konsiderohen si një nga grupet më të rëndësishme të opozitës së armatosur që përballen me regjimin në Teheran. Sipas burimeve kurde, këto grupe kanë qenë duke u përgatitur ditët e fundit për të marrë pjesë në operacione tokësore në perëndim të Iranit me qëllim që të ushtrojnë presion mbi forcat e sigurisë iraniane dhe ta shpërnfajnë vëmendjen e tyre në disa fronte. Të dielën në mbrëmje, presidenti amerikan Donald Trump kishte zhvilluar një bisedë me drejtues të grupeve paraushtarake kurde të Irakut për të diskutuar situatën në Iran. CNN njoftoi po ashtu më herët se CIA po shqyrtonte plane për të armatosur forcat kurde me synimin për të nxitur një kryengritje popullore, lëvizje kjo e mbështetur në një strategji të qartë e të nisur nga fakti që kurdët kanë përvojë luftarake nga beteja kundër Shtetit Islamik. Nga ana tjetër, ata kanë edhe një histori të gjatë pakënaqësish dhe rebelimi si ndaj Republikës Islamike aktuale, ashtu edhe ndaj monarkisë që e parapriu atë. Kurdët u margjinalizuan dhe u shtypën gjatë sundimit të shahut Mohammad Reza Pahlavi, dhe herë pas here u rebeluan. Gjërat për ta nuk ndryshuan as me revolucionin Islamik të vitit 1979, dhe teokracia e re gjithashtu u përball me kryengritje kurde. Forcat iraniane u përgjigjën duke shkatërruar qytete dhe fshatra kurde gjatë përleshjeve që zgjatën disa muaj dhe që lanë mijëra të vrarë. Kur u pyet për telefonatën dhe për raportimet se Trump kishte kërkuar mbështetje ushtarake për grupet kurde iraniane, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha: “Ai foli me liderët kurdë në lidhje me bazën tonë që kemi në veri të Irakut”, por mohoi që Trump të kishte rënë dakord për një plan të caktuar. Ndërkohë, rajoni kurd ka përjetuar një seri sulmesh me dronë dhe raketa nga Irani dhe milicitë irakiane aleate të tij ditët e fundit, duke shënjestruar baza ushtarake amerikane dhe konsullatën amerikane në Irbil, si dhe bazat e grupeve kurde. Këto grupe konsiderohen gjerësisht si fraksioni më i organizuar i opozitës së fragmentuar iraniane dhe besohet se kanë mijëra luftëtarë me përvojë në betejë. Përfshirja e tyre në luftë mund të përbëjë një sfidë të madhe për autoritetet e rrethuara në Teheran, por nga ana tjetër rrezikon të tërheqë edhe më shumë Irakun në konflikt.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00