Drejtori i kompanisë së vaksinës anticovid, AstraZeneca ka blerë një shtëpi të re me vlerë 8 milionë dollarë në lagjen luksoze të Mosman në Sydney. Pascal Soriot 61 vjeç aktualisht është në Evropë, siç tha menaxheri i kompanisë së marrëdhënieve me publikun kohët e fundit, por kjo nuk e ndaloi gruan e tij të vendoste gjërat e tyre në një vilë me katër dhoma këtë javë, e cila, ndër të tjera ka një bodrum të madh, një kinema në shtëpi dhe palestër. Paga e drejtorit të AstraZenecas është 27.5 milionë dollarë dhe ai nuk kishte pse të merrte një hua për vilën.