Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet personalisht me liderin kinez Xi Jinping të hënën për herë të parë që nga marrja e detyrës, me shqetësimet e SHBA për Tajvanin, luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut në krye të agjendës së tij. Takimi i shumëpritur vjen pasi marrëdhëniet mes superfuqive kanë rënë në nivelin më të ulët në dekada. Të dy do të takohen në ishullin indonezian të Balit përpara samitit vjetor të Grupit (G20) që mbledh liderët e ekonomive kryesore të zhvilluara dhe në zhvillim të botës.