Skuadra kombëtare vazhdon përgatitjen e saj për ndeshjen e parë eliminatore Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi seancën e dytë stërvitore nën drejtimin e Sylvinhos në “Shtëpinë e Futbollit” këtë herë ndryshe nga dita e hënë trajneri pati të gjithë lojtarët në dispozicion. Elseid Hysaj, Marash Kumbulla, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj ishin lojtarët e fundit që iu bashkuan grumbullimit ditën e hënë, duke plotësuar të gjithë grupin e Kombëtares. Ky i fundit zëvendëson në prapavijë Ardian Ismajlin e dëmtuar.