55 cikliste nga Shqiperia, Maqedonia dhe Kosova, garuan per cmimin e parë të Kupes “Agim Tafili” që u zhvillua per dy dite me rradhe në Shkoder. Në garen e zhvilluar në diten e parë, me itenerar Fushe Kruje – Shkoder, fitues u shpall ciklisti i ekipit të Tiranes Olsjan Veliaj ndersa edhe në të dyten, Tirana u shpall fituese pasi Tefik Salahi, ishte i pari në finishin e gares 108 kilometer të gjatë.