Top Channel/ Kundërshtonte luftën kundër Ukrainës, “zhduket” nga politika miku i ngushtë i Putinit
18/09/2025 22:43

Dmitry Kozak, një bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i hershëm i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili besohet se e kishte kundërshtuar luftën në Ukrainë në ditët e saj të para, ka dhënë dorëheqjen nga Qeveria, raportoi Kremlini. 66-vjeçari, i cili shërbente si zëvendësshef i administratës së fuqishme presidenciale të Kremlinit, vendosi të largohet me dëshirën e tij, u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov. Njoftimi erdhi pas disa ditëve thashetheme për Kozakun, i cili është një nga bashkëpunëtorët më të hershëm të Putinit, që nga ditët e para të liderit rus në politikë, në zyrën e kryebashkiakut të Shën Petersburgut në vitet ’90. Disa media ruse thanë se Kozakut i ishte ofruar posti si zyrtari më i lartë për distriktin federal veriperëndimor të Rusisë, por ai s’e kishte pranuar. Peskov nuk përmendi asgjë në lidhje me këtë. Kozak, i lindur në Ukrainë, hyri në Kremlin bashkë me Putinin kur ky i fundit u bë president në vitin 2000, duke shërbyer në disa role të rëndësishme ndër vite, përfshirë edhe si zëvendëskryeministër për gati 12 vjet. Ai shërbeu si përgjegjës i Kremlinit për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore në vitin 2014, që Kremlini i pa si shenjë të rikthimit të merituar të Rusisë në skenën botërore. Pas pushtimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska në mars 2014 dhe më pas aneksimit të tij, ai u vendos nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore. Në vitin 2020, Kozak iu bashkua administratës presidenciale, që ka një rol të fuqishëm brenda Kremlinit. Ai ishte gjithashtu i njohur si ndërmjetësues i shpeshtë me ambasadorë dhe të dërguar perëndimorë. Disa analistë e shohin largimin e Kozakut si sinjalin më të fundit se çdo dyshim apo kundërshtim ndaj luftës kundër Ukrainës nuk është i mirëpritur.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39