Teksa përfundon java e parë e këtij viti shkollor, prindër e nxënës shprehen më të vendosur në kërkesat e tyre kundër mësimit 30 minuta. Edhe në Elbasan prindërit janë të shqetësuar për breza të tërë fëmijësh që po mbeten të panxënë ndërsa në shkollat private mësimi zhvillohet normalisht e sikur të mos mjaftonte lokalet janë plot më njerëz.