Pavarësisht nga lufta në Ukrainë, Turqia shpreson të bëjë biznes me shumë pushues nga Rusia. Për këtë arsye, ka lehtësuar pagesat, transferimet e parave dhe qasjen në llogari për qytetarët rusë. Këta të fundit mund të përdorin kartat e kreditit që janë pjesë e sistemit rus të pagesave Mir për të tërhequr para në Stamboll nga automatet e lidhura me sistemin e pagesave në fjalë.