Dhjetra gazetarë protestuan në kryeqytetin tunizian Tunis kundër ligjeve anti-terror të cilat po përdoren nga autoritetet për të ushtruar presion tek media, ndërsa një prej tyre u burgos kësaj jave për pesë vvite. Protestuesit u mblodhën para sindikatës kombëtare të gazetarëve duke brohoritur, për të drejtat e tyre, të cilat lidhen thellë me lirinë e fljalës dhe shtypit. Grumbullimi vjen pas gjyqit të së martës ku ligjet e kontestuara anti-terror u përdorën në mënyrë të paprecedentë për të shtuar në pesë vjet dënimin e dhënë për gazetarin Khalima Guesmi, i cili kishte apeluar një dënim me një vit burg në nëntor.