Ndërsa qeveria e re tashmë ka marrë formë dhe ka nisur punën, aleatët ndërkombëtarë shprehin angazhimin për bashkëpunim për thellimin e reformave me rëndësi. Këtë të mërkurë, e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me ministrin e ri të drejtësisë, Besfort Lamallari, ku fokusi kryesor ishte forcimi i bashkëpunimit për çmontimin e krimit të organizuar dhe grupeve terroriste.