Në Myzeqe këto ditë ka nisur korrja e elbit, një kulturë kjo që sipas fermerëve po kultivohet gjithnjë e më shumë. Këtë vit fermerët thonë se prodhimi ishte i mbarë falë kushteve të motit, por punën ua vështirëson çmimi i karburantit dhe inputeve bujqësore. Subvencionet thonë ata nuk kanë mjaftuar për t’ua ulur kostot.