Këshilli Bashkiak i Kukësit me propozimin e disa këshilltarëve ka vlerësuar në mbledhjen e tij të radhës me titullin qytetar nderi i Kukësit,Drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, doktor Afrim Avdaj. Kreu i bashkisë Safet Gjici, tha se ky titull shkon në shenjë angazhimi, mbështetjeje e shërbimi për banorët e Kukësit dhe pacientët që marrin shërbim në spitalin e Prizrenit.