Kukësi ka marrë një fitore tejet të rëndësishme ndaj Dinamos me rezultatin 1-0. Në sfidën që çeli javën e 7-të të Superiores u pa një luftë e ashpër nga të dyja skuadrat por në fund vendosi goli i realizuar nga Edi Basa. Blutë e kryeqytetit e nisën menjëherë kërkues këtë takim dhe në minutën e 13-të patën një shans të artë për të kaluar në avantazh falë Agim Ibraimit, por ky i fundit nuk pati saktësinë e duhur përballe portës.