Top Channel/ “Kujton se s’është e divorcuar”, Ilirjani flet për situatën e rënduar të Parashqevisë
12/11/2025 20:17

Elton Ilirjani në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, ka treguar se situata me Parashqevi Simaku është në një moment delikat. Ai shprehet se këngëtarja, pasi ka dalë nga spitali, nuk ka pranuar që të mjekohet dhe as të nxjerrë një kartë identiteti që është e nevojshme për jetën e saj. Sipas Ilirjanit, ajo ka nevojë për ndihmë pasi i duhet ndihmë mjekësore, ndërsa shtoi se i biri nuk ka më komunikim me të. “Nëse do të marrë mjekim ajo do të rikthehet. Nëse dikush nuk pranon të bëjë një kartë ID, kupton që kjo nuk do të çojë asgjëkundi sepse nuk do të përfitosh asgjë pa një kartë. Duhet të jetë në gjendje që të përfitojë ato që shteti amerikan i detyrohet një personi si ajo. Situata me të nuk është ok, sepse kemi 11 muaj që përpiqemi t’iu fitojmë besimin, por ajo nuk pranon të bëjë asgjë nga ato që ne i kërkojmë. Doli nga spitali pa mjekim. Nuk është çështje parash ose se ne nuk e mbajmë dot, por problemi është deri sa do ta mbajmë ne? Sepse ajo refuzon të shkojë në spital… Nuk mund të bëjë deklarata për shëndetin e dikujt, por di të them dhe të nënkuptoj që një person që nuk pranon të ketë një kartë ID dhe të qëndrojë në rrugë, ka nevojë për ndihmë, ndoshta dhe mjekësore. Mendoj se ajo duhet të marrë mjekim. Me arsyetimin e saj ajo mendon se nuk është e divorcuar, dhe se çdo gjë është një lojë, dhe të tjerët janë munduar ta dëmtojnë. I biri i saj nuk dëshiron më të flasë më të dhe thotë që e dua nënën time në rikthyer në jetën normale”, tha Ilirjani. Para disa muajsh ajo u gjend e pastrehë në rrugët e Një Jork derisa biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani mori vendimin poër tu kujdesur për të, për shëndetin dhe mirëqenien e këngëtares së njohur. Gjithashtu biznesmeni ka treguar nga takimi i munguar prej vitesh dhe i shumëpritur i këngëtares Parashqevi Simaku dhe djalit të saj, Luke, i cili ishte emocionues për vetë protagonistët e kësaj historie, por edhe për publikun që ndoqi disa momente nëpërmjet “Instagram-it” të Elton Ilirjani, që ndihmoi për këtë ribashkim. Ky ishte takimi i parë pas shume vitesh. Ilirjani ndau disa çaste nga takimi i nënë e bir, ku i pranishëm ishte dhe ish-bashkëshorti i këngëtares dhe babai i djalit, Robert. Gjithashtu i biri kur iku i premtoi se do të takohen, i premtoi dhe menaxhim të karrierës dhe mbledhjen e gjithë videove e krijimin e profileve në rrjetet sociale sepse nuk ka, e më pas Parashqevi Simaku, ia la këtë të drejtë birit të saj. Pas këtij takimi biznesmeni Ilirjani rrëfeu momentin e ndarjes mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj. Ai u shpreh se ajo u rrëzua brenda vetes në atë moment. “Në momentin që erdhi mëngjesi dhe do vinte ndarja Parashqevia mendonte se kjo nuk do të ndalonte aty edhe pse ajo e dinte që do të ktheheshin nga kishin ardhur, ishte vetëm hapi i parë, ishte i dhimbshëm, Parashqevia u rrëzua brenda vetes. Unë u gjeta përballë saj me nipin e saj, u munduam ta qetësojmë, ajo pranoi të bëjë edhe një konsultë mjekësore” kështu deklaroi asokohe biznesmeni i njohur Elton Ilirjani në një interviste në Top Story. Ndër të tjera ai njoftoi se Parashqevi Simakut pranoi të marrë mjekimin në spitalin psikiatrik në Neë York. Këngëtarja e njohur shqiptare la spitalin pasi mori mjekimet e para, detaje të cila i ka treguar hap pas hapi Elton Ilirjani.

Top Channel/ Përplasen “kokë më kokë” dy mjete në Fier, plagosen shoferët dhe pasagjerët
31/03 22:49
Top News- Pesë të plagosur në aksident, përplasen makinat në aksin Fier-Patos
31/03 22:48
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë pranë autostradës Fier–Vlorë
31/03 22:47
Top News- Hakerat iranianë sulm drejtësisë/ Reagojnë institucionet: Nuk ka pasur hakerim
31/03 22:30
Top News- Redjan Rraja në burg përjetë/ Atentati në Shkozet, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin
31/03 22:02
Top Channel/ Olimpiada e Ekonomiksit në UET, Shqipëria me 5 përfaqësues në Athinë
31/03 19:59
Top Channel/ Skema e për fermerët, hiqet subvencioni për naftën në një vit krize
31/03 19:45
Top Channel/ Festivali i gazetarisë, eventi bën bashkë profesionistë të medias
31/03 15:32
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj drejtësisë! KLGJ e Prokuroria rrëzojnë “Homeland Justice”
31/03 15:26
Top Channel/ Sot afati i fundit për DIVA, gjobë për ata që nuk e plotësojnë
31/03 15:21
Top News – S’ka analiza në QSUT pas datës 20. PD thëret në interpelancë ministren e Shëndetësisë
31/03 15:08
Top News-‘Rama do të kthejë Komitetet Ekzekutive’ / Berisha për ‘Territorialen’: Ne ecim me Europën
31/03 14:51
Top News – ‘Territorialja’, Berisha propozon: Të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë
31/03 14:42
Top News – PD tryezë për Reformën Territoriale. Berisha: Antireforma e Ramës spastroi vendin
31/03 14:39
Top News – Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndoqi sipas platformës së Çubrilloviçit
31/03 14:39
Top News – Kandidat për Bashkinë e Tiranës. Braçe: Mora mbështetje, do t’i shkoj deri në fund
31/03 14:30
Top News – ‘Të ndalim shkretimin e fshatrave’. Propozimi i PD për ‘Territorialen’ rikthen komunat
31/03 14:30
Top News – Debatet në PS, reagon Spiropali/’Bindja s’është virtyt! Modeli i arrogancës po zgjerohet’
31/03 14:01
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Kreu i qeverisë nis turin ‘Punët për Shqipërinë’
31/03 13:48
Top News – Tërhoqi mbi 1 mld nga tregu, politika agresive e BSh në 2025 nuk frenoi rënien e euros
31/03 13:41