Lushnja ka përkujtuar me emocione dhe krenari 87-vjetorin e lindjes së ikonës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela, përmes një koncerti festiv të organizuar në qendër të qytetit. Aktiviteti mblodhi dhjetëra qytetarë, artdashës dhe figura të njohura të muzikës.