Banorët e Martaneshit në rrethin e Bulqizës kanë protestuar kundër ndërhyrjes për devijimin e rrjedhës së ujit të liqenit të Sopes, një burim jetësor uji, sic e quajnë ata. Banorët akuzojnë subjektin “Teodori 2003” se po lë pa ujë pesë fshatra të Martaneshit, ndërsa ujin thotë se do ta përdorë për prodhimin e energjisë për një tjetër HEC, të ndërtuar në njësinë administrative të Zerqanit.