Nuk kemi drita, nuk kemi gaz, nuk përdorim dot pajisjet elektrike, e kjo na e bën jetën më të vështirë, sidomos kur ke edhe fëmijë të vegjël. Po na prishen ushqimet në frigorifer, e gjithë kjo na prek shumë. Miliona kubanë janë pa energji elektrike në të gjithë vendin ndërsa qeveria u detyrua të shpallë “emergjencën energjetike” mes një blackout masiv, për të cilin autoritetet e pranojnë se nuk e dijnë kur mund të marrë fund.