Ka ndodhur sërish që në rrugët e Londrës kuajt e kalorësisë të dalin dhe të vrapojnë jashtë kontrollit nëpër rrugët e qytetit. Kanë qenë mediat angleze ato që kanë publikuar pamje të dy kuajve që fillimisht u përplasën me një makinë teksa ecnin në rrugën kryesore. Më pas ata kanë vijuar rrugën, derisa janë ndaluar nga dy persona. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, pasi në muajin prill ka ndodhur e njëjta situatë.