Një zjarr i madh ka kërcënuar banorët dhe infrastrukturën locale në Delvinë. Lufta me flakët ka qenë heroike, me pjesëmarrjen e forcave zjarrfikëse të bashkive të jugut, ekipeve të ardhura nga Tirana, forcat e ushtrisë dhe banorët lokalë, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit pranë qytetit. Megjithatë, nga zona e Kasapajt vijon të ketë vatra zjarri, duke mbajtur situatën ende të tensionuar.