Top Channel/ “Ku është Nancy”, sulmohet me çekic bashkëshorti i Pelosit në shtëpinë e tyre
28/10/2022 20:15

Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u sulmua dhunshëm me çekiç brenda shtëpisë së tij, këtë të premte nga nje person identiteti i të cilit ende nuk është bërë i njohur për mediat. Hetimet e deritanishme tregojnë se në fakt nuk ishte biznesmeni shënjestra e autorit, por nancy pelosi. Mediat amerikane raportojnë se pasi burri ka hyrë befasisht në shtëpi, ka bërtitur "Ku është Nancy; dhe pas kësaj është përballur me bashkëshortin e pelosit, të cilin e ka qëlluar me një çekiç. 82 vjeçari, menjherë pas sulmit, u shtrua në spital, por gjendja e tij është e mirë. Policia e kapitolit në një deklaratë tha se ata po ndihmojnë FBI-në dhe Policinë e San Franciskos "me një hetim të përbashkët" për të zbardhur ngjarjen në rezidencën Pelosi . Sipas deklaratës agjentët specialë "arritën shpejt në vendngjarje, dhe kapën autorin, i cili po merret në pyetje . sulmi ngre pikëpyetje në lidhje me sigurinë e anëtarëve të Kongresit dhe familjeve të tyre pasi kërcënimet ndaj ligjvënësve janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, dy vjet pas kryengritjes së dhunshme në Kongresin Amerikan. Sulmi ndodhi, gjithashtu, vetëm 11 ditë përpara zgjedhjeve të pjesshme, në të cilat krimi dhe siguria publike janë shfaqur si shqetësimet kryesore në mesin e amerikanëve.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50